Ylli i Bayern Munich, Kingsley Coman zbuloi së fundmi se shokët e skuadrës bavareze e tallin vazhdimisht për faktin se ka frikë të godasë topin me kokë.

Edhe pse ai shënoi golin që i dha Bayern-it Ligën e Kampioneve për herë gjashtë, futbollisti francez pranoi se ka mbyllur sytë në momentin kur goditi topin.

“Është e vërtetë që frikësohem pak kur godas topin me kokë. Shokët e mi të skuadrës bëjnë shumë shaka me mua për këtë gjë. Po të shikoni fotografitë e golit tim ndaj PSG-së në finalen e Ligës së Kampioneve, unë i kam mbyllur sytë. Është diçka instiktive, një refleks natyral. Gjithmonë përpiqem t’i mbajë sytë hapur, por në çastin e fundit më shfaqet gjithmonë ky refleks”, deklaroi 24-vjeçari.

/Panorama Sport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here