Njëra ndër disfatat më të hidhura të Bayern Munchen në vitet e fundit ka qenë ajo e finale të Ligës së Kampionëve me ç’rast Bayern në stadiumin e vet Allians Arena u mposht nga Chelsea pas penalltive, edhe pse bavarezët kishin epërsinë prej 1:0 deri në minutën e 88.

Atëherë në skenë doli Didier Drogba i cili dërgoi topin në rrjetë pas goditjes së parë në drejtim të portierit Manuel Neuer.

Katër vjet më vonë qendërmbrojtësi Jerome Boateng ka zbuluar: “Nuk arrita të përballem me faktin se e humbëm ndeshjen dhe dy ditë nuk kisha ngrënë fare. Nisi dita e tretë, por atë pak ushqim që e hëngra nuk e shijoja assesi, dhe atëherë me ardhi në sms nga Thomas Muller që u kishte dërguar gjithë bashkëlojtarëve: E di që është e vështirë, por duhet ta tejkalojmë. Vitin tjetër do ta fitojmë titullin e Evropës.”

Pikërisht sipas Boateng, ajo porosi e Muller ishte aq e fuqishme saqë dhanë gjithçka nga vetja për ta fituar një vit më vonë jo vetëm Ligën e Kampionëve, por e fituan edhe titullin e dyfishtë në Gjermani.

 

 

 

Artikulli paraprakHumbet ndeshjen, sportisti i MMA godet me grusht balerinën
Artikulli tjetërEuroleague: Fitojnë Real Madrid dhe Fenerbahce, humbi papritmas Maccabi