Në ditën e parë të Ligës së të rinjve, Youth Champions League, Milan U19 luajti katër kundër Newcastle U19.

Ylli i ri i kuqezinjve Francesco Camarda, i cili pritet të shëndrohet në një superyll viteve të ardhshme edhe në ekipin e parë, shkëlqeu dhe sot, falë dygolëshit të tij, duke u bërë golashënuesi më i ri italian në historinë e UEFA Youth League: 15 vjet, 6 muaj dhe 9 ditë.

Milan fitoi në fund me rezultat bindës 4-0, derisa golat tjerë i shënuan Traore dhe Zeroli. Ylli i ardhshëm botëror, sulmuesi italian Camarda, ka realizuar më shumë se 500 gola zyrtarë për kategoritë zingjirë të Milanos. /Korneri.net

Artikulli paraprakIbrahimovic në Milanello, fjalim pas disfatës nga Inter dhe para ndeshjes me Newcastle
Artikulli tjetërArsenali pe shet, Chelsea dhe Bayern pas tij