Sipas mediave angleze, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka shprehur hapur dëshirën që ta ketë në skuadër yllin francez të skuadrës spanjolle Atletico Madrid, Antoine Griezmann.
Raportohet poashtu se City tashmë e ka të gatshme ofertën për Griezmann, mirëpo transferimi i tij do të jetë pothuajse i pamundur deri në merkaton e verës së ardhshme.