Ylli argjentinas, Angel Di Maria kryeson listën e të revoltuarve të gjiganti francez Paris Saint – Germain, ku nuk preferoi as të festonte për golin e tij në Ligën e kampioneve duke ulur kokën përballë festës së shokëve të ekipit, shkruan “Korneri.net”.

Ashtu sic sinjalizon L’Equipe, mesfushori latin nuk e ka[përdin dot faktin që përdoret gjithnjë e më pak nga trajneri. Di Maria shpresoi deri në fund të verës se do ti shpëtonte pankinës së detyruar nga ardhjet e Nejmar dhe Mbape’. por PSG refuzoi ofertën e Barcelonës.

Edhe gjermani Julian Draksler ka kërkuar të luajë më shumë me skuadrën pariziene, për më tepër që edhe kur konsiderohet, i imponojnë nëj pozicion aspak natyral.

Gjermani tjetër Kevin Trap ka humbur vendin titullar në portë përballë Areolës dhe rrezikon që ky sezon ta lërë edhe jashtë botërorit. Por më keq se të gjithë është bën Arfa’, i përjashtuar i bujshëm dhe në konflikt gjyqësor me Paris Sën Zhermen./Korneri.net.

Artikulli paraprakTrajneri gjerman – lojtarëve: Të gjithë në banjo për të pastruar….
Artikulli tjetërMourinho “thikë pas shpinë” Antonio Conte-s! Zbulohet edhe ultimatumi për trajnerin italian….