Tenisi përjeton një nga ngjarjet e tij kryesore. Në Flushing Meadows luhet edicioni i 136 të US Open, Grand Slami i fundit i sezonit. Do të jetë hera e 93 që luhet mbi cimenton e “Billie Jean King Nation” Tennis Center, e para me catinë e parë të lëvizshme mbi Arthur Ashe stadium, një ndër arenat tenistike më të famshme të botës ku mund të akomodohen 23 771 spektatorë. Novak Djokovic, Andy Murray dhe Serena Williams e nisin turneun si superfavoritë. Serbi kërkon aty fitoren e tretë të karrierës pas sukseseve të viteve 2011 dhe 2015, Andy Murray kërkon të bëjë cift numrin e titjuve pas atij të fituar në 2012, ndërsa Serena Williams është në ndjekje të trofeut të 6 për të në US Open, dhe të 23-in e karrierës në Grand Slam.

128 meshkuj dhe 128 femra janë zgjuar këtë të hënë me ëndrrën për të bërë 7 fitore në këtë turne për të synuar titullin prestigjioz. Djokovic kthehet në New York pas një vere me dritëhije që e ka parë të fitojë në Toronte por humbi në raundin e tretë të Wimbledon dhe në të parin në Lojërat Ollimpike të rios. Si Djokovic edhe Nadal i cili ka fituar titullin aty në 2010 dhe në 2013 i duhet të merreht me një lëndim në kyc, dëmtim që e detyroi të tërhiqet nga French Open dhe më pas nga Wimbledon, në Rio fitoi medaljen e artë në lojën dyshe bashkë me bashkëatdhetarin Marc Lopez por ka luajtur vetëm dy ndeshje që pas lojërave të Rios, duke humbur në raundin e tretë në Cincinatti.

 

Raporti: Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here