Ish anëtari i Galatasary tash i skuadrës kineze Beijing Guoan, Burak Yilmaz, ishte protagonist  i një luftë verbale me një shofer të një autobusi në Stamboll. Lojtari ka akuzuar shoferin që ishte shumë afër ta shkelte në një vend ku nuk ka guxuar ta ndalte autobusin, por pasi futbollisti hyri në autobus gati për ta qëlluar shoferin, ky i fundit e merr një shkop të dorë që duket se e frikësoi reprezentuesin turk. Më pas Yilmaz i cili u bë edhe më shumë nërvoz, dështi që njëmend të futej në autobus për t’i qëruar hesapet me shoferin, por atë e ndalën disa njerëz që evituan më të keqën. Në vitin 2012, gjithmonë Yilmaz ishte pjesë e një përleshje në një klub nate në Stamboll.

Artikulli paraprakSuso: Fitojmë Superkupën për të i’a bërë dhuratë Berlusconit
Artikulli tjetërDy për një, ky është plani i Real Madridit