Xhiroja e 12-të në Vala Superligë ka filluar sot me ndeshjen ndërmjet Lirisë dhe Vëllaznimit, 90 minutësh që u mbyll me rezultat të barabartë 2:2, kurse nesër zhvillohet tre ballafaqimet e radhës, ndërsa dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje në program janë ditën e enjte, shkruan “Korneri.net.

Kryendeshja e kësaj jave zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku Drita e pret liderin FC Prishtinën dhe ky pritet të jetë një duel ku epilogu përfundimtar nuk mund të parashikohet deri në fishkëllimet e fundit të gjyqtarit kryesor.

Në takimet tjera, Trepça ’89 do të jetë e favorizuar edhe pse nuk do të ketë punë aspak të lehtë me Flamurtarin edhe pse këta të fundit do të luajnë pa praninë e publikut vendas.

E favorizuar mund të cilësohet edhe skuadra e Llapit në ndeshjen e vështirë ndaj Drenicës në Skenderaj, por skuadra e drejtuar nga Shotani nuk di për humbje në shtëpi, kurse historikisht fusha e “kuqezinjëve” nuk ka qenë arenë aspak e lehtë për “llapjanët”.

Kujtojmë që Llapi në dy udhëtimet e fundit ka pësuar nga tre gola, duke humbur nga Trepça ’89 3:1 dhe nga Liria 3:0.
Takime interesante priten edhe Besa – Gjilani dhe Vllaznia – Ferkonikeli. Gjilani nuk di për humbje këtë edicion, kurse Besa këtë edicion ka treguar që është skuadër e fortë kur luan në shtëpi, kështu që ndeshja ndërmjet dy skuadrave të “kuqe” është ballafaqim i vështirë për tu parashikuar, por skuadra e Arbnor Morinës është paksa më e favorizuar.

Ndeshja që mbyll xhiron e 12-të do të jetë ajo ndërmjet Vllaznisë dhe Feronikelit.

Skuadra nga Pozherani është e fundosur në radhitjen tabelare, por me emërimin trajner të Bylbyl Sokolit synon largimin sa më shpejtë nga zona e rrezikut, mirëpo do ta ketë të vështirë sërish, edhe pse “Nikli” nuk ka arritur të rikthejë formën e dikurshme edhe pse në krye të skuadrës erdhi Zekirija Ramadani, kështu që në bazë të performancave të fundit nga dyja skuadrat, ballafaqimi ndërmjet Vllaznisë dhe Feronikelit shumë lehtë mund të mbyllet me barazim./Korneri.net.

Artikulli paraprakHarry Kane te Real Madrid? Perez përgjigjet në mënyrë të pabesueshme….
Artikulli tjetërVIDEO/ Ish-portierin e Brazilit e grabisin me armë në mes të rrugës