Ndeshja e parafundit për Dritën në këtë edicion.

Kaltër e bardhët nga Gjilani, shënuan fitore ndaj Drenicës me rezultat minimal 1-0, që ka mjaftuar t’i merr tri pikë të reja dhe të vlefshme për titullin kampion, dhe tash skuadra e Ardian Nuhiut është larg titullit vetëm edhe 90 minuta, shkruan Korneri.net

Pas pjesës së parë e cila u dominua nga vendasit dhe shumë rasteve të krijuara që u ndalën nga portieri Arion Ymeri.Por, nuk vonoi shumë brenda pjesës së dytë kur dyshja Astrit Fazliu dhe Xhevdet Sahabani e kryen akcionin në mënyrën më të mirë të mundshme, me të parin që asistoi për të dytin. Raste Drita pati edhe pas këtij goli, por pa ia dal të shënonte edhe golin e qetësisë. Me këtë triumf, Drita shkon në kuotën e 68 pikë, katër më shumë se Gjilani dhe pesë më shumë se Ballkani, dhe Drita do të shpallej kampion që ditën e mërkure nëse Gjilani dhe Ballkani barazojnë. Drenica me këtë humbje rrezikon largimin nga elita./Korneri.net

Artikulli paraprakMilwaukee konfirmoi një tjetër basketbollist pozitiv me Covid 19
Artikulli tjetërUseful Data To Venezuelan Brides