Pas largimit nga Kombëtarja, Taulant Xhaka ka marrë një vendim akoma edhe më radikal pasi nënvizon se nuk do të grumbullohet me kuqezinjtë për aq kohë sa në stol do të jetë Ganni de Biasi.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Xhaka ka konfirmuar se nuk ka asnjë mosmarrëveshje me askënd tjetër përveç teknikut italian i cili në sfidën kundër Izraelit do të ketë testin e tij vendimtar.

“Unë nuk kam asnjë problem. Me askënd në skuadër. Madje, as nuk jam larguar nga Kombëtarja. Unë luaj me zemër dhe me shpirt si kuqezi por sa të jetë ky trajner unë nuk do të vij më”, u shpreh Xhaka

Artikulli paraprakZbulohet drama e madhe në Kombëtaren shqiptare, ja kush janë dy njerëzit që futën përçarjen në ekip
Artikulli tjetërSërish në stolin e Holandës