Diçka nuk nisi mirë edicioni i ri në La Liga për Barcelonan e sidomos për trajnerin Xavi Hernandez.

Ai përveç që u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë sezonale ndj Getafes, përjashtimin e ëprjetoi edhe Raphinha që nuk do të luaj në dy ndeshjet e ardhshme, dhe sikur kjo nuk mjaftoi, Barcelona ka bërë të ditur se Ronald Araujo është lënduar dhe se do të mungojë në ndeshjen e kësaj të diele kundër Cádizit, që do të luhet në stadiumin Olimpik, për javën e dytë të La Ligas, përcjell Korneri.net

Futbollisti i përfaqësueses uruguaiane ka probleme me bicepsin femoral të këmbës së majtë. Araujo ishte mbrojtësi i djathtë titullar për Xavin, i cili tashmë pret ta përforcojë atë pozicion në pjesën e mbetur të afatit kalimtar veror që mbyllet me 31 Gusht.

Në rolin e mbrojtësit të majtë mund të zhvendoset Koundé, por për francezin nuk është pozicioni i tij i preferuar. /Korneri.net

Artikulli paraprakE ardhmja? Griezmann: Jam mirë te Atletico, por rrogat që jepen në Arabi ta ndryshojnë jetën
Artikulli tjetërRamos bashkëlojtar i Rashicës ose…