Roberto de Zerbi është kandidati i parë për të marrë në drejtim Barcelonën në fund të sezonit. Pas humbjes 5-3 në shtëpi ndaj Villareal, trajneri aktual Xavi Hernandez njoftoi se do të largohet pas skadimit të kontratës në qershor.

Shumë shpejt kanë filluar zërat për teknikun e ri të katalanasve dhe De Zerbi i Brightoni është i pari në listën e favoritëve. Pas Roberto de Zerbit renditet Rafa Marquez, i cili momentalisht drejton ekipin e dytë të Barcelonës, ndërkohë që Julen Lopetegui vjen i treti.

Barcelona ndodhet aktualisht në vendin e tretë në LaLiga, 10 pikë larg kryesuesve të Real Madridit. Roberto de Zerbi shquhet për aplikimin e një lojë sulmuese dhe këtë e ka vërtetuar në cdo skuadër që ka drejtuar, së fundmi edhe tek Brightoni.

Në sezonin e parë me “The Seagulls”, ekipi i De Zerbit mbërriti deri në gjysmëfinalen e FA Cup dhe u rënditën të shtatët në Premier League, ku siguruan kualifikimin në Europë për herë të parë në histori.

Filozofia e teknikut italian mund t’i përshtatet mjaft mirë Barcelonës, që e ka në ADN-në e saj futbollin e shpejtë dhe sulmues.

Artikulli paraprakPrishtina e fitoi dramën ndaj Bashkimin, një pikë dallim, kurse mysafirët ankohen në fund
Artikulli tjetër“Gjashtë muajt e ardhshëm, jetikë”, klubi historik i Bundesligës drejt zhdukjes