Neymar e zbuloi lajmin dhe dëshirën e tij për ta lënë Barcelonën në dasmën e Lionel Messit, në qershor, sipas ish-shokut të skuadrës, Xavi. Ndërkombëtari i Brazilit u bashkua me PSG-në në gusht për një rekord prej 222 milionë eurosh, pas shumë javësh spekulime mbi të ardhmen e tij. Futbollisti këmbëngul në zbulimin e tij, por nënvizon se vendimin për të pranuar propozimin e PSG-së e ka mësuar dy ditë përpara se marrëveshja të përfundojë. Xavi thotë se Neymar e bëri të qartë se dëshironte të largohej nga “Camp Nou” në dasmën luksoze të Messit dhe Antonella Roccuzzo, në Rosario. “Ai na tha në dasmën e Messit se donte të ndryshonte, – tha ish-ylli i Barçës për “BBC World Service”. – I thashë atij: Po përse? Ai m’u përgjigj: Nuk jam i lumtur në Barcelonë, preferoj të lëviz, të kem një eksperiencë të re te PSG. Në fund të fundit, ky ishte vendimi i tij”.

Neymar ka patur një fillim spektakolar në karrierën e tij në Francë, duke shënuar nëntë gola në të gjitha garat për skuadrën e drejtuar nga Unai Emery. Sulmuesi brazilian shënoi në fitoren e fundit 4-0 ndaj Anderlechtit në Ligën e Kampionëve, të martën, çka e ngjiti PSG-në në kuotën e nëntë pikëve nga nëntë të mundshme, në krye të Grupit B. Kylian Mbappe ishte, gjithashtu, në shënjestër në atë fitore dhe Xavi beson se ylli në rritje i Francës dhe Neymar e bëjnë PSG-në një kandidat të qartë për të fituar trofeun më të mirë të Europës për herë të parë në edicionin 2017-2018: “Unë mendoj se, me Neymarin, me Mbappe, PSG-ja ka një shans të madh për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon”.

Raporti: Telesport

Artikulli paraprak“Santiago Bernabeu” mallkim për Realin, vetëm 11 gola në 7 ndeshje
Artikulli tjetërAC Milan ultimatum Montellas