Xavi Hernandez i gëzohet fitores së dytë radhazi në La Liga që pas njoftimit se do ta mbyllë me Barcelonën në fund të sezonit:

“Fitorja është gjithmonë pozitive. Pas vendimit për ta mbyllur në fund të sezonit, janë dy fitore. Ky është reagimi i skuadrës. U shfaqëm efektivë, diçka që na ka munguar gjatë sezonit.

Ndjesia ime është që sot ishim një skuadër e pjekur, solidë në prapavijë. Goli i pësuar më shkaktoi shumë zemërim. Ata nuk na përqendruan dot, ne mbrojtëm dobët zonën. Kjo më zemëroi. Momenti i vetëm negativ ishte goli i pësuar. Po largohem shumë i kënaqur.”

Kartoni i kuq për Vitor Roque: “Është një gabim i arbitrit ndaj nesh. Vitor shënoi një gol dhe na dha thellësi. Përjashtimi është shumë i padrejtë. Skuadra e meritonte këtë fitore”.

Lamine Yamal: “Është një talent i lindur. Ai dhuron spektakël. Shumë pak futbollistë shfaqen me cilësitë që ai ka. Është vetëm 16 vjeç, por ndihmon, ka një talent natyral kafshëror…”

Artikulli paraprakPeja e fitoi derbin e madh ndaj Prishtinës
Artikulli tjetërAjax nuk arriti, PSV mbetet pa humbje