Arsenali tash e sa kohë është duke e monituaruar talentin e madh të skuadrës Nice, Vincent Koziello, por mesfushorin e talentuar e dëshiron për verën e ardhshme. Mirëpo sipas lajmeve të fundit apo portalit të njohur “mercato365” dhe mediave më të fuqishme franceze, Milan është shumë afër shërbimeve të tij pasi që në janar i ofron nga 30 deri në 35 milionë euro pasi brenda pak ditëve do t’i ketë 100 milionë euro nga pronarët e rinjë kinez që do të dorëzojnë në konton e klubit këtë shifër parash si parakusht për marrëveshjen e cila është paraparë për janarin e vitit 2017.

Edhe vet 21-vjeçari e pëlqen shumë Milanon dhe kundër transferimit të tij nuk është as menaxheri i vet. Vincent Koziello sipas të gjithë njohësve të futbollit, konsiderohet si Xavi i ri pasi ka të gjitha karakteristikat e spanjollit të famshëm.

 

Artikulli paraprakZyrtare: Kosovë – Islandë zhvillohët në këtë stadium
Artikulli tjetërWestbrook afër më të madhit, Klay ndalet në 60 pikë