Drejtuesit e Liverpoolit kanë piketuar Piero Hincapie si përforcimin e duhur për qendrën e mbrojtjes gjatë afatit të Janarit.

21-vjeçari është pjesë e Bayer Leverkusen në Gjermani dhe kombëtares së Ekuadorit (30 ndeshje dhe një gol). Pavarësisht insistimit të The Reds, shtypi gjerman raporton se Xavi Alonso ka bllokuar largimin e lojtarit të talentuar.

Trajneri i skuadrës që po dominon Bundesligën, e cilëson si tepër të rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e klubit.

Spanjolli ka vendosur veton kundër shitjes së Hincapie, pavarësisht se ky i fundit nuk është kthyer ende një një titullar fiks tek “Aspirinat”.

17 ndeshje ka zhvilluar deri tani mbrojtësi latin me Leverkusenin mes kampionatit, Kupës së Gjermanisë dhe Europa League. Nga të cilat 10 nga minuta e parë.

Artikulli paraprakPSG paguan 20 milionë euro për një 18-vjeçar brazilian
Artikulli tjetërKlubet italiane do të kenë “bllokadë” nga FIGC për të luajtur në Super League