Xabi Alonso dhe Roberto De Zerbi janë dy emrat që përfliten për të zëvendësuar Jurgen Klopp në stolin e Liverpoolit. Gjermani njoftoi sot largimin nga The Reds në fundin e sezonit.

Dhe menjëherë shtypi anglez ka filluar të flasë për trajneri e ri të skuadrës historike angleze. Xabi Alonso është në “pole”.

Spanjolli, një trajner modern që praktikon një futboll argëtues, po udhëheq Bayer Leverkusen drejt titullit të parë në histori në Gjermani.

Liverpoolin e njeh shumë mirë, pasi 42-vjeçari veshi për pesë sezone fanellën e kuqe (2004-2009). Në lidhje me mundësinë e rikthimit në Anfield, trajneri i “Aspirinave” u shpreh:

“Spekulimet janë normale, jam i fokusuar te Bayer Leverkusen. Jam shumë i lumtur në Leverkusen me lojtarët e mi për momentin. Një befasi e madhe në Liverpool, sigurisht – kam respekt dhe admirim të madh për atë që Jürgen ka bërë atje”.

Artikulli paraprak“Gënjeshtar”, vëllai i Karim Benzema mohon rikthimin te Reali
Artikulli tjetërLiria e shet lojtarin e vet që luan në Kupën e Afrikës te skuadra…