Chelsea thyhet 2-1 në Wolverhampton, duke regjistruar humbjen e tetë në 18 javë kampionat. “Ujqit” siguruan tri pikë fantastike falë golave të të ish-juventinit Lemina (51’), i cili realizoi me kokë pas krosimit nga këndorja.

Dhe irlandezit Doherty të ardhur nga stoli në minutën e tretë shtesë. Skuadra mike reagoi tri minuta më vonë me Nkunkun, i cili gjeti golin e parë në ndeshjen e parë në Premier League me Chelsean.

Me suksesin e sotëm, skuadra e Gary O’Neil barazon Chelsean në renditje në kuotën e 22 pikëve. Armando Broja e nisi sfidën si titullar për “Blutë e Londrës”.

Sulmuesi shqiptar pati një mundësi të mirë në minutën e pestë. Pasi dribloi bukur një mbrojtës kundërshtar, Broja nuk arriti të godiste, ndërkohë që gjashtë minuta më pas nuk u koordinua saktë pas një topi të ardhur nga krahu i djathtë.

Trajneri Pochettino e zëvendësoi 22-vjeçarin me ukrainasin Mudryk pas një ore lojë. Rastin më flagrant e pati Sterling në minutën e 32’.

Sulmuesi anglez u tregua egoist dhe i pasaktë. Duke mos pasur për shokët e lirë brenda zonës, teksa i vetëm me portierin Sa nuk e dërgoi topin në rrjetë.

Artikulli paraprakRoma mposhti Napolin, përjashtohen Politano dhe Osimhen
Artikulli tjetërZyrtare: Jim Ratcliffe, pronar i 25% të aksioneve të Manchester United