Fitore e thellë dhe e merituar e Wolfsburg në udhëtim te Bayer Leverkusen me rezultat 1-4.
Ujqit ishin të shkëlqyeshem dhe të uritur për fitore, e cila u sigurua 25 minuta para fundit kur mysafirët shkaun në tre gola dallim.
Në fakt, Wolfsburg pati epërsinë prej 0-4 me golat e Marin Pongracic dy herë, Maximilian Arnold dhe Renato Steffen, kurse golin e vetëm për vendasit e shënoi
Werder Bremen barazoi pa gola në shtëpi me Borussia Monchengladbach, pork jo pikë nuk është se u kreu punë rivalëve të vjetër. Milot Rashica luajti luajti për 86 minuta kur edhe u zëvendësua, skuadra e të cilit pati më shuëm mundësi shënimi, sidomos me 10 minutat e fundit, por asnjëherë nuk ia dolën të shënojnë golin aq shumë të nevojshëm ëpr tu larguar nga zona e kuqe, pasi Werder gjendet në pozitën e parafundit.

Spektakël në Frankfurt, me vendasit të cilët ishin duke humbur me dy gola epërsi ndaj Freiburg, mirëpo në fund ia dolën të barazojnë në 3-3. Vincenzo Grifo e kaloi Freiburgun në epërsi për ta barazuar rezultatin portugezi Andre Silva. Nils Petersen dhe Lucas Hoeler shënuan golat e radhës për mysafirët që u mendua se do të fitojë sigurtë, por kështu nuk menduan Daichi Kamada dhe Timothy Chandler të shumë shpejtë shënuan golat e tyre për rezultatin final. /Korneri.net