Drejtori Përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta ka zbuluar se gjatë merkatos së janarit skuadra bardhezi ka si qëllim kryesor mesfushorin anësor të Zenitit, Axel Witsel.

Për Juventusin belgu është emri i parë në listë dhe për këtë skuadra ruse kërkon të përfitojë sa më shumë nga ai, shkruan “Tutto Sport”.

Zenit nuk është e kënaqur me ofertën e ‘Zonjës së Vjetër’ prej 6 milionë eurosh duke vendosur kusht që ata të paguajnë 10 milionë euro nëse e dëshirojnë Witsel pasi në të kundërt ai do të qëndrojë në Rusi.

Skuadra e Zenitit po rrezikon shumë pasi nëse nuk arrihet marrëveshja atëherë lojtari pas 6 muajsh do të largohet me parametra zero.

Artikulli paraprakSëmundja e djalit, Bonucci befason të gjithë: Mendova të mbyll karrierën
Artikulli tjetërMilani dhe bilanci i 2016-ës