Juventus është gati të sfidojë Arsenal për firmën e William Carvalho, i cili ka një klauzolë lirimi 40 mln euro në kontratën e tij me Sporting CP, sipas Tuttosport. Mesfushori 25-vjeçar gjithashtu mund të luajë si qendërmbrojtës kur duhet, duke e bërë një blerje të vlefshme për skuadrën bardhezi.
Ai ka dalë nga akademia e Sporting dhe ka bërë 37 paraqitje me përfaqësuesen portugeze.
Teksa Juventus vazhdon negociatat me Paris Saint-Germain për Blaise Matuidi, Zonja e Vjetër kërkon edhe Carvalho-n si një opsion më i ri në moshë në mesin e fushës. Ai ka një klauzolë 40 mln euro në kontratë dhe Juve ka konkurrencën e Arsenal.