Mesfushori i njohur holandez, Georginio Ëijnaldum, duket se do t’i bashkohet armatës së portugezit, Jose Mourinho.

Ai hoqi foton e profilit me fanellën e Psg-së dhe mbylli mirë valixhen. Wijnaldum është gati të niset drejt kryeqytetit italian Roma, dhe të shkaktojë një tjetër “termet” tek tifozët e Romës pas ardhjes dhe pritjes madhështore të argjentinasit Paulo Dybala, përcjell Korneri.net

Dan Friedkin mendoi edhe një herë për të lëvizur negociatat. Presidenti mori  aeroplanin privat dhe ndryshoi planet e fluturimit: jo Napoli (për pushime në Capri), por Parisi ku detajet përfundimtare mbi një goditje që do ta çonte Romën në nivelet e Kampionëve. Wijnaldum ka kohë që i ka thënë po Mourinhos, duke ulur gjithashtu një pjesë të pagës së tij dhe duke refuzuar Evertonin.

Roma tenton huazimin  një vjeçar, PSG po e pranon ofertën, me obligim të blerjes së kartonit të tij prej 10 milionë eurosh, dhe tash ka mbetur vetëm të definohet paga e lojtarit. Roma kërkon nga PSG që të paguaj gjysmën e pagës së lojtarit në vitin e parë (7 milionë apo nga 3.5), derisa për momentin klubi francez dëshiron që paga të paguhet 70/30.

Gjithsesi, Wijnaldum për shumë njohës të futollit në Itali, është lojtar i ardhshëm i Romës. /Korneri.net

Artikulli paraprakDe Jong në udhëkryq, Man.United e kërkon ai preferon dikë tjetër
Artikulli tjetërBayern Munich vjedh një talent nga FC Barcelona