Gjatë natës së kaluar në NBA janë zhvilluar vetëm tri ndeshje, pasi përqëndrimi maksimal ka qenë në finalen e Super Boël. Oklahoma mposhti Portlandin me rezultat 105:99, në një tjetër ndeshje fenomenale e luajtur nga ana e Russell Westbrook. Ai ka një mesatare të hatashme deri më tani me 30,8 pikë, 10,5 kërcime dhe 10,3 asistime për ndeshje, mbrëmë nuk regjistroi një tjetër triple-double, por shënoi 42 pikë prej të cilave 19 në periudhën e fundit. Victopr Oladipo ishte koshashënuesi i dytë më i mirë te Thunder me 24 pikë. nga ana tjetër më efikasit te Portland ishin, Damian Lillard me 29 pikë dhe C.J McCollum me 19.

Brooklyn Nets edhe njëherë e dëshmoi faktin se është skuadra më e dobët në NBA në 10 vitet e fundit, andaj humbja në shtëpi 93:105 nga skuadra solide Toronto Raptors nuk ishte ndonjë befasi. Mysairët ishin të udhëhequr nga Kyle Lowry i cili regjistroi triple-dpuble me 15 pikë, 11 kërcime dhe 11 asistime, ndërsa qendra lituanieze Jonas Valanciunas i shtoi 22 pikë e 5 kërcime. Te Nets më i miri ishte Brook Lopez me 20 pikë.

Në ndeshjen e tretë Boston në krahët e Isaiah Thomas mposhti LA Clippers 108:102. ylli i Celtics shënoi 28 pikë e 8 asistime, derisa te Clippers më efikasi ishte Blake Griffin me 23 pikë. duhet shtuar edhe këtë për fund. Ish anëtari apo ylli i dikurshëm i Boston tash anëtari i skuadrës nga LA, Paul Pierce shënoi vetëm tri pikë për pesë minuta lojë.

 

 

Artikulli paraprakLajmi i fundit: Caceres refuzon gjithçka që i ofroi Milani, pranon ofertën e kësaj skuadre angleze?
Artikulli tjetërVIDEO/ Turp! Van Persie i ‘tregon’ kundërshtarit organin gjenital