Një tjetër fitore e Oklahoma City Thunder, një tjetër ndeshje e jashtëzakonshme e Russell Westbrook. Ai në fitoren 109:94 ndaj Chicago Bulls shënoi 21 pikë, 14 asistime dhe 9 kërcime, duke qenë vetëm një kapje të topit larg shifrave magjike triple-double. Westbrrok u ndihmua nga Steven Adams me 22 pikë dhe Enes Kanter me 20 pikë e 11 kërcime. Te Bulls u dalluan Dwayne Wade me 22 pikë dhe Canter Williams me 15.

New Orlenas ishte më i mirë se New York duke e fituar ndeshjen me rezultat 110:96, fal tri periudhave të para sepse në atë të fundit vendasit hynë me +25 pikë dallim 91: 66. Anthony Davis e kishte mbrëmjen e tij pasi ishte fenomenal duke shënuar 40 pikë e 18 kërcime. Në anë tjetër më efikasi ishte Brandon Jennings me 20 pikë.

http://www.b92.net/sport/kosarka/nba.php?yyyy=2017&mm=01&dd=10&nav_id=1218623

Dhe ndeshja e fundit ndërmjet Memphis Grizzlies dhe Dallas Mavericks i takoi vendasve 101:92, dhe për “arushat” ishte kjo fitorja e 12 sezonale karshi 26 humbjeve, kurse Dallas ka bilanc edhe më të dobët 11/27. Me 34 pikë e 11 kërcime Karl-Anthony ToWns ishte lider i Memphis kurse Wiggins dhe Rubio i shtuan nga 13 pikë secili, derisa te mysafirët u dalluan Harrison Barnes me 30 pikë dhe Dirk Noëitzki me 26.

Artikulli paraprakZyrtare: Botërori 2026 me 48 skuadra
Artikulli tjetërZyrtare: Jovetic largohet nga Inter për këtë skuadër