Jason Kid ka qenë një basketbollist i madh dhe një mjeshtër i tripëll dabëllave. Ish-ylli i Dallasit, New Jersy e New Yorkut është në podiumin e kësaj renditjeje me 107 të tillë në karrierë, duke lejuar veten të lihej prapa vetëm nga legjendat Oscar Robertson (181) dhe Magic Johonson (138).

Kid e di se një tjetër legjendë po i afrohet shifrave të tij dhe ky është Rusell Westbrook i Oklahomës. Në ndeshjen e fundit, ai arriti tripëll dabëllin e 7-të të sezonit, dhe të 86-in në karrierë, dhe bëri të mundur që Oklahoma të thyente San Antonion 90-87. Me shumë gjasa, “Ues” do ta arrijë podiumin duke kaluar Kidin që brenda këtij edicioni.

“Rusell Westbrook është Mike Tysoni i basketbollit”, – ishin fjalët e Kidit, sot trajner i Milvakuee, për rivalin më të ri në moshë, – ai nuk pushon kurrë, ai gjithnjë është agresiv, dhe ai di të jetë në nivele të tilla për 82 ndeshje”.

Westrbook është i vetmi lojtar në historinë e NBA-së që ka realizuar tripëll dabëllë ndaj secilës prej 29 skuadrave të kampionatit. As të mëdhenjtë Oscar Robinson, Wilt Chamberlaint apo Magic Jonson nuk e kanë bërë dot këtë. Po ashtu, 26-vjeçari ka rekordin e tripëll dabëllave në një sezon, me 42 të tillë që e arriti vjet, duke u bërë i dyti lojtar në histori, pas Oscar Robertsonit, që e mbyll një sezon të rregullt me mesatare tripëll dabëlli në 82 ndeshje. Edhe këtë e bëri vjet, me statistikat 31.6 pikë për ndeshje, 10.7 topa në tabela për ndeshje dhe 10.4 asistë për ndeshje.

Ekzistojnë të gjitha shanset që numri 0 të realizojë një tjetër sezon me mesatare tripëll dabëlli, pasi aktualisht është në këto nivele me rreth 27 pikë për ndeshje, mbi 10 topa në tabela dhe mbi 10 asistë për çdo takim.

Artikulli paraprakPërse futbollistët e mbulojnë gojën me dorë, kur flasin në fushë?
Artikulli tjetërLiria nuk lëshon në shtëpi, Feronikeli nuk ‘i pyet’ vendasit