Golden State shënoi edhe fitoren e 16 në këtë edicion duke vazhduar të jetë skuadra më e mirë në NBA, pasi ka regjistruar vetëm dy humbje deri tani.
Këtë herë Warriros mposhtën Atlanta Hawks me rezultat 105:100, edhe pse mysafirët një kohë të mirë të periudhës së dytë dhe pak në të tretën kishte dhe epërsinë e rezultat, por befasi nuk lejuan Stephen Curry dhe Kevin Durant që së bashku shënuan 50 pikë, nga 25 secili kurse Durant i shtoi edhe 14 kërcime.
Me 20 pikë tjera kontriubuoi edhe Klay Thompson. Te Atlanta u dalluan Dennis Schroder me 24 pikë dhe Dwight Howard që i shtoi 14 pikë e 16 kërcime.

Oklahoma mposhti në udhëtim New York Knicks 112:103 për të regjistruar triumfin e 11 sezonal. Nëse në formë është Russell Westbrook atëherë nuk ka problem skuadra e tij.
Ai shënoi triple-double të jashtëzakonshëm me 27 pikë, 18 kërcime dhe 14 asistime, kurse pati ndihmën edhe të Steven Adams që i shtoi 14 pikë e 10 kërcime.
Te humbësit u veçuan Derrick Rose me 30 pikë dhe Kristaps Porzingiz me 21 pikë të shënuara.

Toronto Raptors fitoi bindshëm ndaj Philadelphia 76-ers me rezultat 122:95, në duelin që që kishte marr fund ende pa nis periudha e katërt dhe vendimtare pasi rezultati në semafor qëndronte 91: 71, dhe 12 minutat e fundit ishin vetëm formalitet.
Pesë basketbollistë të Raptors shënuan pikë dyshifrore, ndërsa më efikasit ishin Kyle Loëry me 24 pikë e 8 asistime, Demar DeRozan i shtoi 14 kurse Jonas Valanciunas 12.
Për humbësit lojë të mirë treguar Robert Covington me 20 pikë dhe Jalil Okafor me 15.

Rezultatet komplete
Toronto – Philadelphia 122:105
Washington – Sacramento 101:95
Miami – Boston 104:112
New York – Oklahoma City 103:112
Memphis – Charlotte 85:104
Minnesota – Utah 103:112
Golden State – Atlanta 105:100

Artikulli paraprakFutbollisti i mbijetuar përlot botën me fjalët e para pas tragjedisë
Artikulli tjetërKjo ishte festa e ‘çmendur’ e lojtarëve pra fluturimit të vdekjes [VIDEO]