Janë zhvilluar 10 ndeshje në NBA, në mes të mërkurës dhe të enjtës nëpër parketet amerikane.
Oklahoma shënoi fitoren e 12 sezonale pas triumfit 126:115 ndaj Washington Wizards pas vazhdimeve.
I papërmbajtshmi Russell Westbrook shënoi edhe një herë triple-double, shifra këto magjike që nuk është lehtë të arrihen asnjëherë, e kjo ishte hera e katërt rresht për të. Ai ndeshjen e përmbylli me 35 pikë, 14 kërcime dhe 11 asistime, duke qenë lideri i padiskutueshëm te skuadra e tij. Atë e ndihmoi shumë edhe Victor Oladipo që i shtoi 25 pikë, 6 kërcime e po aq asistime.
Te humbësit u dalluan Bradley Beal me 31 pikë dhe Markieff Morris me 19 pikë.

San Antonio fitoi edhe te Dallas me rezultat 94:87, për triumfin e 15 sezonal. Ishte një lojë shumë e fortë në mbrojtje pavarësisht që ndodhta kishte mjaftë pikë të shënuara, por lojtarët ishin të shpërndrë me pikët e realizuara. Më efikasi te fituesit ishin Kawhi Leonard me 21 pikë dhe Danny Green me 11, ndërsa te humbësit i vetmi që shënoi pikë dyshifrore ishte Patty Mills me 23 pikë.

Portland Trail Blazers shënoi fitore të thellë ndaj Indiana Pacers 131:109, në ndeshjen pa mbrojtje.
Katër lojtarët të vendasve shënuan pikë dyshifrore kurse më efikasit ishin, Damian Lillard me 28 pikë e 10 kërcime, Maurice Harkless me 23 dhe Mason Plumlee me 16.
Te Indiana u dalluan Jeff Teague me 25 pikë e 8 asistime dhe Myles Turner me 19 pikë e 10 ëkrcime.

Klasikja e basketbollit amerikan Chicago Bulls-LA Lakers i takoi mysafirëve 96:90, në një ndeshje shumë interesante. Edhe Lakers kishte shumë basketbollistë që shënuan pikë andaj nuk është se u dalluan shumë perj tyre, mirëpo ata që e mbajtën në shpinë skuadrën ishin, Jordan Clarkson dhe Louis Williams me 18 pikë secili, derisa te Bulls më efikasit ishin, Jimmy Butler me 22 pikë dhe Dwayne Wade me 17.

Rezultatet:
Boston – Detroit 114:121
Toronto – Memphis 120:105
Chicago – LA Lakers 90:96
Minnesota – New York 104:106
Oklahoma – Washington 126:115 (vazhdime)
Dallas – San Antonio 87:94
Denver – Miami 98:106
Phoenix – Atlanta 109:107
Portland – Indiana 131:109

Artikulli paraprakNjëri ndër futbollistët më shpejtë në botë e sfidon njeriun më të shpejtë në botë
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Drita – Besa