Chelsea e ka fituar pa asnjë problem ndeshjen e xhiros së 27-të në Premier League ndaj West Ham në udhëtim me rezultat 2:1.

Të përzgjedhurit e Antonio Conte ishin shumë më të mirë se ata të Slaven Bilic, pasi krijuan raste të numërta për shënim, mirëpo një gol nga Hazard pas një kundërsulmi të jashtëzakonshëm në pjesën e parë dhe një tjetër nga Diego Costa në të dytën i sollën fitoren e radhës Chelsea-s, kurse golin e vetëm për West Ham e realizoi Lanzini.

Pas 27 xhirove Chelsea është lideri i pakapshëm me 66 pikë, dhjetë më shumë se Tottenham që radhitet i dyti.

Artikulli paraprakSevilla nuk arrin më shumë se një barazim te Alaves
Artikulli tjetërE mbani mend Bendtnerin e Arsenalit?- Shiko skuadrën ku ka përfunduar 23:40, 06/03/2017 Sulmuesi danez gjatë karrierës