West Ham bind me rezultatin 2-0 ndaj Manchester United në takimin e javës së 18-të të Premier League.

Ndeshja ishte shumë e luftuar, ndërsa pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.

U desh minuta e 72’, që pas pasimit të Paqueta Bowen gjeti rrugën drejt rrjetës, me mbrojtjen e Manchester United që u gjend e papërgatitur dhe e përgjumur për të reaguar. Ndërsa në minutën e 78’, duke shfrytëzuar një gafë të Mainoo, Kudus dyfishoi avantazhin e vendasve.

Në fund takimi u mbyll me rezultatin 2-0, me “Hammers” që ruajnë ritmin pozitiv të javës së shkuar, teksa “Djajtë e Kuq” nuk ia dalin as këtë javë që të rikthehen të triumfi.

Pas raundin të 18-të të Premier League, West Ham renditet në vend të gjashtë me 30 pikë, teksa Manchester United në vend të tetë me 28 pikë.

Artikulli paraprakReali e rikthen në Bernabeu
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Liverpool-Arsenal