Skuadra angleze West Ham që po ka probleme të mëdha me lëndime dhe me lojë aspak të mirë në këtë fillim edicioni, u mposht në shtëpi nga përfaqësuesi rumun Astra me rezultat 0-1, dhe pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, eliminohet nga garat evropiane. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Filipe Texeira.

Ndërkohë, skuadra e vogël italiane Sassuolo për herë të parë në histori të saj kualifikohet në garat evropiane. Fitorja 3-0 në shtëpi dhe barazimi 1-1 në Beograd ndaj Crvena Zvezdes, i mjaftoi për plasmanin e parë në Evropë. Lojtari kryesor Domenico Berardi shënoi golin e vetëm të italianëve.

sassuolo

Artikulli paraprakCaio me pasaportë italiane, Milan më pranë tij
Artikulli tjetërHajduk eliminohet pas penalltive