Timo Werner po bëhet me klub të ri.
Klubi londinez Chelsea ka pranuar të paguajë klauzolën e largimit rreth 60 milionë euro që sulmuesi gjerman ka në kontratën e nënshkruar me Leipzig. Vetë futbollisti do të përfitojë një pagë të majme prej 180 mijë funtesh në javë, përcjell Korneri.net
Chelsea e fitoi derbine madh me Liverpool, pasi këta të fundit refuzuan të paguajnë kaq shumë para kjo edhe sepse nuk kanë buxhet kaq të lartë pas krizës së koronavirusit.
Menaxheri i sulmuesit, Karlheinz Forster, kuptohet që ka zhvilluar diskutime të avancuara ditën e enjte dhe detajet më të hollësishme të marrëveshjes pritet të zbardhen deri në fillim të javës tjetër. /Korneri.net