Timo Werner zhvilloi seancën e parë stërvitore si lojtar i Chelsea këtë të hënë në mëngjes. Sulmuesi gjerman, i cili është bashkuar me blutë e Londrës pas marrëveshjes me Leipzigun për 53 milionë stërlina, fluturoi drejt kryeqyetit anglez në fundjavë dhe ishte të dielën i pranishëm në “Stamford Bridge” për të ndjekur ndeshjen e fundit të skuadrës së drejtuar nga Frank Lampard përballë Wolves (2-0).

Futbollistët e Chelsea-t morën një ditë pushim pasi siguruan pjesëmarrjen në Champions, megjithatë Werner doli i vetëm në stërvitje Cobham, duke bërë përgjithësisht ushtrime shkrydhëse e më pak me topin.

Werner do të mund të japë kontribut te Chelsea vetëm pasi të mbyllet ky sezon, gjithsesi sulmuesi 24-vjeçar mund të stërvitet me klubin. Ai po ndjek të njëjtin program stërvitjeje si shoku tjetër i ri i ekpit, Hakim Ziyech, i cili mbërriti në Londër nga Ajaxi i Amsterdamit. Nënshkrimi me Werner u konsiderua goditje e madhe në merkato nga Chelsea, pasi bëhej fjalë për një nga sulmuesit më të frytshëm në Europë. Ai shënoi 34 gola për Leipzigun në të gjitha garat në këtë sezon.

/Supersport.al

Artikulli paraprakGoditje e rëndë për PSG
Artikulli tjetërAlban Shillova përshëndetet me Drenicën