Bayern Munich “bie” në shtëpi përballë Werder Bremen me miqtë që u mposhtën me shifrat 0-1. Golin vendimtar për miqtë e realizoi Weiser në minutën e 59, teksa anësori realizoi një gol mjaft të bukur nga e djathta duke shtangur edhe portierin Neuer.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel provoi deri në fund të vendoste baraspeshën, por nuk ia doli me sukses. Kjo disfatë e largon Bayernin nga kreu me Leverkusen që shkëputet me shtatë pikë në krye, edhe pse ka një ndeshje më shumë se bavarezët. Nga ana tjetër, Ëerder ngjitet në kuotën e 20 pikëve në vend të 12.

Artikulli paraprak“Fituam një ndeshje të pisët”, Pioli: Maignan? Idiotët nuk kanë vend në stadium
Artikulli tjetërReali fitoi, por Almeria nuk e meritoi humbjen