Dy ditë më parë e bënë një shkrim ekskluziv sa i përket fitoreve të shpeshta të skuadrave mysafire në Bundesliga.

Kështu ndodhi edhe këtë pasdite në Bundesliga, kur tri ka nga mysairë shënuan fitore, por pa dyshim fitoren e rëndësishme e shënoi skuadra e Milot Rashicës, werder Bremen që mposhti Schalken në krizë të madhe prej 0-1. Pikërisht reprezentuesi kosovar i cili luajti vetëm 58 pikë, ishte asistuesi i golit të vetëm të realizuar nga Leonardo Bittencourt.

Edhe Frankfurt shënoi fitore te Wolfsburg 1-2, vetëm katër pas triumfit të “ujqëve” te Leverkusen 1-4. Sulmuesi i huazuar nga Milan, Andre Silva e kaloi në epërsi skuadrën e tij, për ta barazuar rezultatin Kevin Mbabu, kurse tri pikët e mëdha Frankfurtit ia siguroi Daichi Kamada.

0-1 shënoi fitore edhe Hoffenheim te Mainz me golin e Steven Zuber nga penalltia, ndërsa fitoren e vetme si vendas 2-0 e shënoi Hertha Berlin ndaj Augsburg me golat e Javairo Dilrosun dhe Krzysztof Piatek ne kohën shtesë. /Korneri.net   

Artikulli paraprakMuriqi ka propozuar një tjetër futbollist shqiptar për Fenerbahcen
Artikulli tjetërKy pritet të jetë mesfushori i ardhshëm i Milanos