Humbja e papritur që ka pësuar Arsenali sot ndaj Manchster City nuk është pritur mirë nga trajneri i topçinjve, Arsen Wenger.

Venger ka akuzuar gjyqtarët si të pasaktë në vendimet e tyre gjë që ka dëmtuar Arsenalin sipas trajnerit francez.

Manchester City arriti të përmbys rezultatin nga 0:1 në 2:1 ndaj Arsenalit, me golat e shënuara nga Sane dhe Sterling.

“Të dy golat u shënuan nga pozicioni jashtë loje. Kundër nesh pati disa vendime aspak të mira. Goli i dytë u shënua nga rreth pesë metra pozitë jashtë loje”, ka deklaruar Wenger.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Lazio – Fiorentina
Artikulli tjetërNë Madrid “çarten” për deklaratën e James-it