Arsene Wegner nuk është më trajner më shumë se tre vjet, kur edhe mbylli eksperiencën e tij 22-vjeçare me Arsenalin, kurse tani është punësuar nga FIFA për të studiuar ide inovative për përmirësimin e futbollit.

Megjithatë francezi 71-vjeçar do t’i rikthehet sërish zehes së tij dhe do ta bëjë këtë vetëm për një ndeshje. Francezit i është besuar drejtimi i futbollistëve më të mirë sauditë, të cilët do të luajnë një miqësore ndaj Paris Saint Germain.

Ndeshja është parashikuar të luhet në muajin janar dhe misioni i Wenger nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi do të duhet të përzgjidhë dhe drejtojë skuadrën në përballjen me futbollistët më të mirë në botë si Messi, Neymar, Mbappe, Hakimi, Verratti, Sergio Ramos, Donnarumma, etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here