Arsene Wenger ka pranuar se mund të joshet nga oferta e menaxhimit të përfaqësueses së Anglisë “një ditë”.
Menaxheri i Arsenalit, është ka festuar 20-vjetorin në krye të skuadrës nga veriu i Londrës, por me shumë dëshirë do të merrte postin e të shkarkuarit ditë më parë Sam Allardyce i cili për shkak të korrupcionit është larguar nga detyra e të parit te “tre-luanët”.
“Prioriteti im është të bëjë punën edhe këtu. Nëse unë jam i lirë një ditë pse jo, por për momentin fokusi im është në punën time te Arsenali”, ka thënë Wenger kur u pyet në lidhje me mundësinë që një ditë të jetë në stolin e Anglisë.
Arsenali këtë vikend luan në udhëtim te Burnley në kuadër të Premier League.