Para ndeshjes derbi me rivalin më të madh lokal, dëgjohet Arsene Wenger.
Në Angli simulimet i kanë arryer të gjithë, që nga trajnerëtm e deri te tifozët, por si duket tashmë kjo ka hyrë në modë në Premier League, përcjell Korneri.net.
Ky fenomen po e shqetëson tejmase trajnerin francez të Arsenalit, Arsene Wenger, që në konferencën për shtyp para derbit me Tottenhamin, ka folur pikërisht për dy anëtarët më të rrezikshëm të Spurs, Dele Alli dhe Harry Kane, të cilët me “simulime” nxorën penallti në ndeshjen e fundit ndaj Liverpool (2:2).
“Lojtarët anglezë kanë nis të simulojnë shumë, apo më saktë janë bërë “mjeshtër” për këtë gjë të shëmtuar në futboll. E mbaj mend kur lojtarët e huaj simulonin, por tashmë anglezët shumë shpejt u mësuan nga ata dhe tash i kanë tejkaluar. Mendoj se këto gjëra duhet të shihen më mirë nga gjyqtarët e më pas FA t’i dënoj ata”, ka thënë Wenger që e gjuajti shigjetën në këtë mënyrë para duelit në Wembley të shtunën pasdite nga ora 13.30, kur edhe fo të luhet derbi i Veriut të Londrës. /Korneri.net