Ndeshja e radhës e madhe në Premier po ofron, pasi takohen rivalët lokal Arsenal dhe Chelsea. Trajneri francez Arsene Wenger në konferencen për shtyp ka folur shumë rreth kësaj përballje, por me theks të veçantë përmendi sulmuesin spanjoll të Chelsea, Diego Costa.
Ai i bënë thirrje lojtarëve të tij që të mos provokohen në asnjë mënyrë nga ai sepse mund të ndodh sërish që lojtarët e Arsenalit të ndëshkohen edhe me kartonë të kuq siç kishte ndodh në derbin e fundit kur nga loja ishte larguar mbrojtësi Gabriel Paulista.