Alexis Sanchez do të qëndrojë te Arsenali. Kështu ka deklaruar mernaxheri i “topgjinjve”, Arsene Wenger, gjatë konferencës për shtyp tri ditë para ndeshjes kampionale kudnër Crystal Palace .
Sulmuesi kilian, së bashku me Mesut Ozil, prej kohësh janë në qendër të mediave britanike pasi flitej dhe vazhdon të flitet për largimin e tyre pasi ende nuk i kanë vazhduar kontratat.

Por, Wenger ka edhe një problem tjetër më të madh për të zgjidhur, që ka të bëjë me të ardhmen e tij tek Arsenali, prandaj premtimet e tij dhe besimi i madh që ka sidomos për Sanchez, nuk po merret paraasysh shumë nga gazetarët anglez.

Kurse i pyetur për ardhmërinë e tij te londinezët Wenger theksoi se do të flasë vetëm pasi klubi të ketë marrë një vendim për kontratën e tij, ndërkohë që ai vet është i fokusuar te ndeshja e radhës të cilën duhet ta fitoj pasi gjasat për të luajtur në Ligën e Kampionëve janë të vogla.

Artikulli paraprakFOTO/ Zbulohet fanella e re e Barcelonës. Shikoni ndryshimin e madh
Artikulli tjetërDy lajme të mira për Interin