Arsen Wenger është i shqetësuar për temperamentin e lartë të Granit Xhakës përpara derbit londinez ndaj Tottenhemit që zhvillohet të dielën . Mesfushori kosovar u ndëshkua me karton të kuq muajin e shkuar gjatë fitores 3-2 ndaj Swansea dhe e ka treguar shpesh ashpërsinë e tij, që kur është transferuar në Angli. Prandaj, trajneri e paralajmëron atë që të ruajë nervat në derbin e ashpër me Spurs, pasi Xhaka do të luajë për herë të parë ndaj rivalëve më të mëdhenj të “Topgjinjve”.

“Po, jam pak i shqetësuar sepse disiplina është e rëndësishme. Duam të jemi efikasë në të gjitha situatat, me të cilat do të përballemi. Në derbi është shumë e rëndësishme ruajtja e disiplinës. Ai është një djalë i përmbajtur dhe i qetë, por ndonjëherë ka reagime pak impulsive. Duhet të punojë në këtë aspekt dhe të kontrollojë reagimet e tij gjatë ndeshjes”, tha trajneri francez.

Ai konfirmoi gjithashtu se Theo Walcott, Santi Cazorla dhe Nacho Monreal mbeten në dyshim për të dielën, lojtarë që i kanë humbur dy ndeshjet e fundit: “Walcott është më pranë rikthimit dhe do të bëjmë një test përfundimtar. Nacho do të ketë teste edhe të premten dhe më pas do të vendosim. Cazorla nuk është stërvitur ende. Ai është në dyshim”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here