Real Madrid me shumë gjasa po e shet sulmuesin spanjoll Alvaro Morata gjatë verës. Skuadra më e interesuar ka qenë Arsenali pasi Arsene Wenger është adhurues i madh i lojtarit, por tashmë francezi ka marr një konkurrent të fortë, Chelsea dhe Antonio Conte.

Morata kushton 75 milionë euro shifër kjo aspak e vogël andaj dy klubet angleze duhet të mendojnë mirë para se ta hedhin hapin përpara.

Morata te Juventus ka qenë i hatashëm duke shënuar 27 gola në 93 paraqitje, kurse te Reali realizoi vetëm 7 në 25 paraqitje që është dukshëm më pak edhe shkaku që ka pak minutazh te mbretërit, por edhe nuk po i konvenon shumë kampionati ku po luan.

Artikulli paraprakNiang në Premier League
Artikulli tjetërZyrtare: Kjo është skuadra e re e Mauro Zarate