Fitore e madhe, por e cila mund edhe të mos i kryej asgjë punë nëse Southampton fiton te Everton.
Tottenham udhëtoi si superfavorit te skuadra e fundit WBA, por doli kokëulur pasi humbi në fund të ndeshjes 1:0, dhe tash në rast se Chelsea e mposht të dielën Liverpoolin, i afrohet skuadrës së Pochettinos në vetëm dy pikë, dy xhiro para fundit të Premier League, andaj pozita e katërt u rihap sërish, shkruan Korneri.net
Nga ana tjetër WBA fitoi, doli në pozitën e parafundit, por në rast se Southampton fiton te Evertoni, atëherë WBA largohet direkt nga elita që sonte.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Jack Livermore në kohën shtesë. /Korneri.net