Jadon Sancho po impresionon me formën e tij dhe Shefi Ekzekutiv i Borusias së Dortmundit, Hans Joachim Watzke, e ka një shpjegim. Sipas tij, pa presionin e një transferimi në merkato, lojtari po jep më të mirën. Sancho pati një fillim jo dhe aq të mirë të sezonit, pasi ishte në qendër të zërave të merkatos për një transferim te Manchester United gjatë verës së shkuar, por me fillimin e këtij viti ai po shfaq formën e tij më të mirë.

Futbollisti i kombëtares angleze shënoi golin e tij të 10-të sezonal në fitoren 4-0 ndaj Schalkes, të shtunën, duke ndërtuar edhe një nga golat e Erling Haaland, me Watzken që është i lumtur teksa e sheh lojtarin duke treguar sërish kualitetin e tij të jashtëzakonshëm.

“Jadon po bën shumë mirë për momentin, ai është kthyer. Besoj se ishte çështje kohe që kjo të ndodhte. Të gjithë zërat e merkatos së verës tanimë janë harruar. Sancho po na tregon sërish se çfarë cilësh të pabesueshme ka dhe ne jemi shumë të lumtur që ai po luan për ne”.

Sancho ka edhe dy vjet në kontratën e tij aktuale me Dortmundin dhe, ndonëse spekulimet mbi të ardhmen e tij së fundmi janë shuar, zhurma për një kalim të mundshëm në “Old Trafford” mbetet në “background”.

Refuzimi i Borusias së Dortmundit për ulur pretendimet nga shifra 140 milionë euro që e vlerëson sulmuesin, stepi Manchester United vitin e kaluar, por klubi gjerman mund të pranojë një shifër më të ulët, kur merkatoja të rihapet, si pasojë e mungesës së stabilitetit financiar të shkaktuar nga kriza e Koronavirusit.

Dortmundi është rrëzuar nga radha e pretendentëve për titull në Bundesligë, pasi ka mbetur 15 pikë larg Bayernit kampion në fuqi, por ata janë ambiciozë në Champions dhe në Kupën e Gjermanisë. Skuadra e Terzic fitoi sfidën e parë me Sevillan 3-2 javën e kaluar dhe në Kupën e Gjermanisë do të përballet në çerekfinale me Borusia Monchengldabach. Jadon Sancho dhe shokët e tij gjithashtu duhet të sigurojnë një ndër katër vendet e para në kampionat, një mision që vazhdon në përballjen me Arminia Bielefeld, të shtunën e ardhshme.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here