Washington me fitoren 121:102, e barazoi rezultatin në seri 2-2 në gjysmëfinalen e Lindjes në play-off ndaj Boston Celtics.
Wizards deri te fitorja erdhi pas periudhës së tretë fantastike në të cilën fitoi 42:20, dhe në një moment ata shkuan në të pabesueshmën seri prej 26:0.
Bradley Beal udhëhoqi Washington me 29 pikë dhe John Wall i shtoi 27 pikë e 12 asistime. Te Boston u dalluan Isaiah Thomas me 19 pikë me 50% të gjuajtjes (7-14).

Rezultati në seri 2:2 e barazoi edhe Houston Rockets ndaj San Antonio 125:104. në këtë duel vendimtare ishte periudha e tretë në të cilën mysafirët shënuan 23 pikë dhe pranuan 34.
James Harden ishte lider i vërtetë me 28 pikë e 12 asistime kurse Eric Gordon i shtoi 22 pikë prej tyre 6 treshe.
Te Spurs më të mirët ishin ata të zakonshmit, Kawhi Leonard dhe LaMarcus Aldridge nga 16 pikë secili.

Në dy këto përballe përparsinë e fushën e kanë edhe më tutje Boston dhe San Antonio.

Artikulli paraprakReal Madrid transferon ‘Neymarin’ e ri?
Artikulli tjetërTifozët në ndeshjen Genoa – Inter: Faleminderit Edi Rama për marihuanën (FOTO)