Rreth 12 orë mbi parket pa pushim. NBA me magjinë që dhuron basketbolli amerikan ka kujtuar 50-vjetorin e një nga momenteve më të trishta të historisë së Shteteve të Bashkuara, ditën e vrasjes së Martin Luther King-ut, liderit të afroamerikanëve. Një ditë e shënuar për një ndeshje të veçantë. Ndeshja kryesore e natës së kaluar në NBA ishte në mes dy skuadrave më të mira. Sërish buzëqeshi Golden State Warriors që regjistruan fitoren e dytë sezonale ndaj Cleveland Caveliers pasi triumfuan me rezultat 118-108. Në krizë Cavaliers të cilët pësuan humbjen e katërt radhazi. 32 pikët e mbretit James ishin të pamjaftueshme për vendasit, sepse në krahun tjetër Kevin Durant me 32 pikët e tij dhe Stephen Curruy me 23 të tjera morën për dore Warriors drejt suksesit të rradhës.

Një humbje shokuese pësoi San Antonio Spurs që u mposht në Georgia nga Atalanta Hawks me rezultatin 102-99 për meritë edhe të gjermanit Denis Schroder që realizoi 26 pikë për mysafirët.
Tjetër disfatë për Houston Rockets që pa James Harden e ka thuajse të pamundur të bëjë rezultat. Në Staples Center festa ishte e gjitha për Los Angeles Clippers që mposhti skuadrën teksane me rezultatin 113-102. Dyshja e kalifornianëve Lou Williams-Blake Griffin ishte thjeshtë fantastike pasi të dy lojtarët sëbashku shënuan në total 60 pikë.

Nuk hasi vështirësi as Oklahoma City Thunder që në shtëpi kaloi pa probleme Sacramento Kings me rezultatin 95-88, falë edhe lojës së mirë të yllit të ekipit Rusell Westbrook autori 19 pikëve ndërsa i ndihmoi skuadrën e tij edhe me 9 asistime e 16 kërcime. Pas 4 fitoreve radhazi u rikthye me këmbë në tokë Los Angeles Lakers që u mposht në Tenessee nga vendasit e Memphis Grizliess me rezultatin 123-114.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here