Pak orë pas triumfit në NBA, skuadra kampione e Golden State Warriors ka deklaruar se nuk do të paraqitet në takimin e përvitshëm në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Amerikës, Donald Trump. Ndryshe nga skuadrën e regbisë New England Patriots, që shkoi në këtë takim, por 6 lojtarë refuzuan ftesën, kampionët e rinj të NBA refuzojnë në grup. Vendimi është marrë në unanimitet në dhomat e zhveshjes nga e gjithë skuadra e Warriors edhe pse zyrtarisht lajmi nuk është publikuar nga klubi.

Është një vendim politik, pasi dy vite më parë skuadra e Golden State mori pjesë në takimin e përvitshëm me ish-presidentin Barack Obama. Në fakt, lajmi kishte kohë që qarkullonte, që para finaleve të “play-off”-it, pasi pikëpamjet politike të drejtuesve të ekipit të Golden State janë të kundërta me ato të Trump. Përfshi edhe vendimeve që presidentit amerikan për të ndaluar muslimanët të migrojnë në Amerikë. Me shumë gjasa të njëjtin vendim do të kishte marrë edhe Cleveland po të shpallej kampion, pasi LeBron James me shokë kanë qenë mbështetës së kandidatë Hillary Clinton.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here