Humbjen e Brooklyn Nets nuk janë fare risi sepse pyetja është vetëm sesa dhe me cilin rezultat do të pësojnë disfatë. Ata mbrëmë u mposhtën nga njëra prej skuadrave më të mirë në ligë San Antonio Spurs 112:86, edhe pse kishin epërsinë prej nëntë pikëve.
Për fitoren e 35 sezonale të Spurs u përkujdesën Patty Mills me 20 pikë dhe Lemarcus Aldridge me 16, kurse te humbësit u dalluan Isaiah Whitehead me 19 pikë dhe Sean Kilpatrick me 17 pikë e 10 kërcime.

Dion Waiters deri më tani ka pasur një stinor mesatar deri te ndeshja e kaluar kundër Milwaukee, kur atyre u shënoi 33 pikë, aq sa edhe në duelin e mbërmshëm kundër Warriros në fitoren e Miami Heat 105:102. Që puna të jetë edhe më e mirë, Waiters në gjashtë të dhjetat e sekondës shënoi trepikësh duke kërcyer mbi Klay Thompson dhe në këtë mënyrë ia regjistroi disfatën e gjashtë sivjet Golden State.
Përveç Waiters lojë të mirë shfaqi edhe Goran Dragic me 19 pikë, kurse te humbësit u dalluan Kevin Durant me 27 pikë, Klay Thomos me 22 dhe Stephen Curry me 21 pikë të shënuara.

As 49 pikët e Kyrie Irving dje triple-double i LeBron James (26-10-12) nuk i dnihmuan kapionëve që t’i shmangen humbjes në udhëtim te Neë Orleans të cilët festuan 124:122. Në mesin e periudhës së tretë Pelicans kishin epërsinë prej 22 pikëve, por Cleveland u kthye në lojë duke kaluar edhe në epërsi, mirëpo nuk e mbajtën deri në fund. Terrence Jones me 36 pikë e 11 kërcime ishte lider i Orleans, kurse vetëm tri pikë më pak i shënoi bashkëlojtari i tij Jrue Holiday.

Po, edhe këtë herë Russell Westbrook shënoi triple-double. Në udhëtim te Utah ai shënoi 38 pikë, 10 kërcime e 10 asistime, në fitoren e ngushtë të skuadrës së tij 97:95. Victor Oladipo ia zgjati dorën duke i shtuar 18 pikë të tjera, kurse te “xhezerët” u veçua vetëm Gordon Hayëard me 17 pikë të shënuara.

NBA Rezultatet:

Charlotte – Washington 99:109
Brooklyn – San Antonoi 86:112
Atlanta – LA Clippers 105:115
Miami – Golden State 105:102
Detroit – Sacramento 104:109
Milwaukee – Houston 127:114
New Orleans – Cleveland 124:122
Indiana – New York 103:109
Utah – Oklahoma 95:97

Artikulli paraprakStervitja e parë për 7-shën e re….
Artikulli tjetërBerisha tregon ëndërr kuqezi, Roshi e Balaj kundër rrymës për Palermon