Golden State shënuan fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Cleveland Caveliers 132:113, duke regjistruar rekord triumfin e 14 me radhë në Play-off dhe në këtë mënyrë kaloi në epërsi prej 2: në serinë finale.
Në këtë duel Cavs mirë u mbajtën në pjesën e parë duke qenë vetëm tri pikë mbrapa (67:64), mirëpo në vazhdim mbrojtja e Cleveland nuk ekzistojë më, por ndoshta atëherë kur në skenë dolën Durant, Curry dhe Thompson të cilët bombardonin për tri pikë dhe më kampionët nuk u panë.

Sërish më efikasi ishte Kevin Durant që shënoi 33 pikë, 13 kërcime, 6 asistime dhe plot 5 bllokada. Stepehen Curry ishte tregim në vete në triple-double të tij të parë në play-off shënoi 32 pikë, 11 assitime dhe 10 kërcime, derisa Klay Thompson i shtoi 22 pikë e 7 kërcime.
Nga ana tjetër më efikasit te Cavs ishin, LeBron James që regjistroi triple-double 2 pikë, 14 asistime dhe 11 kërcime, Kevin Love i shtoi 27 pikë e 7 kërcime dhe Kyrie Irving me 19 pikë e 7 asistime.

Por, momenti kulor i kësaj ndeshje ishte ndërmjet Curry dhe James, dy lojtarët që do të luftojnë për basketbollistin më të mirë të vitit në NBA (MVP). Curry në një duel pikërisht me James që i qëndronte afër, e kaloi aq në mënyrë profesionale duke e thyer (në midis) mbretin James dhe në fund shënoi pikë, depërtim ky që ka lënë pa gojë dhe të fascionuar tërë botën ( shikone videon min 5.08), moment për të cilin po flitet që nga orët e mëngjesit në Evropë.

Tashmë seria bartet në Cleveland, dhe çdo gabim i radhës për vendasit do të thotë humbje e titullit. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here