Tifozët e vjetër të futbollit spanjoll e quajnë ende “Estadio La Peineta”, por muskujt financiarë të grupimeve aziatike dhe kontratat e majme të sponsorizimit ia ndryshuan emrin në impiantin Wanda Metropolitano.

Do të jetë pikërisht kjo shtëpia e re e Atletikos së Madridit me punimet që kanë ecur dukshëm në një fazë të avancuar, dhe në projektin që po merr formë duken tribunat e ppërfunduara por pa ndenjëse dhe pa nëj fushë të blertë në qendër.

Stadiumi i ri do të ketë më shumë se 73 mijë vende dhe në lancimin e biletave sezonale pati një rekord aplikimesh. Shifra impresionuese prej 48500 tifozësh kërkon të ketë një vend në të gjitha ndeshjet brenda të skuadrës së Simeones, një numër i destinuar të rritet dhe kështu të kalojë impiantin aktual Visente Kalderon.

Klubi kryeqytetas spanjoll pretendon se të paktën 4 mijë tifozë të tjerë do të sigurojnë vendet sezonale, për të cilët ka çmime speciale për të moshuarit dhe fëmijët.

/ Top Channel

Artikulli paraprakConte, 2 goditje për të përforcuar ekipin
Artikulli tjetërNëntë yjet e Premier League që mund të largohen në fund të sezonit